leoni

Jakup Nura: S’duan institucione, PDK nuk voton nënkryetarë nga pakicat

Kriza institucionale në Kosovë po thellohet, teksa deputeti i PDK-së, Jakup Nura, akuzon ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, për bllokimin e qëllimshëm të krijimit të institucioneve. Sipas Nurës, LVV po mban peng vendin për shkak të paaftësisë për të formuar qeverinë dhe mungesës së vullnetit politik. “LVV-së i konvenon kjo gjendje, sepse e dinë që do të kenë vështirësi serioze për krijimin e qeverisë. Kjo është një strategji për ta zvarritur krizën dhe për ta mbajtur Kosovën në paqartësi,” deklaroi ai. Nura gjithashtu kritikoi mungesën e bashkëpunimit të LVV-së në Kuvend, duke kujtuar se PDK ka “sakrifikuar mjaftueshëm” për të mundësuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por nuk do të japë më asnjë koncesion, sidomos për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet joshqiptare. “PDK nuk do të votojë nënkryetar as nga Lista Serbe, as nga pakicat tjera. Rashiq nuk do të marrë votën tonë, edhe nëse vendoset në pako. Ai po keqpërdoret politikisht nga LVV,” tha Nura, duke nënvizuar edhe shkeljet e Kushtetutës që sipas tij po bëhen në tentativë për të futur Rashiqin në postin e nënkryetarit. Mosfunksionimi i institucioneve po rrezikon jo vetëm proceset demokratike, por edhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe stabilitetin e brendshëm politik. Me partitë që ngulin këmbë në pozicionet e tyre, Kosova rrezikon të hyjë në një cikël të ri krizash, nga i cili nuk duket se ka dalje të shpejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Sazan Ibrahimi: Ligji i ri për tatimin në pronë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, i godet edhe bizneset e mesme dhe të mëdha

Komunat kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria për milionat e humbur nga kontratat kolektive

Qindra milionë euro janë paguar nga komunat e Kosovës për vendime gjyqësore që lidhen me …