leoni

Jonas Westerlund, kërkon respektim të vendimit të Kushtetueses dhe formim të qeverisë së re në Kosovë

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka kërkuar nga partitë parlamentare në vend që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Ai thekson se Kushtetuesja ka qenë e qartë në vendimin e saj se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur edhe një nënkryetar nga komuniteti serb. Westerlund theksoi rëndësinë e zbatimit të këtij vendimi dhe të formimit të shpejtë të institucioneve të reja, duke shtuar se Kosovës i nevojitet një qeveri legjitime për të avancuar në proceset euroatlantike. “Gjykata Kushtetuese është themeli i çdo shoqërie demokratike. Duhet të përmbahemi vendimeve të saj dhe t’i respektojmë ato. Vendimi për konstituimin e Kuvendit është i qartë dhe kërkon përmbushjen e kritereve kushtetuese,” u shpreh Westerlund. Duke folur për procesin e integrimeve evropiane, ambasadori suedez vlerësoi se Kosova duhet të ndjekë shembullin e vendeve fqinje si Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat, sipas tij, po ecin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se një qeveri funksionale dhe legjitime është kusht kyç për përparim në këtë drejtim. Në lidhje me dialogun Kosovë–Serbi, Westerlund shprehu kënaqësinë për emërimin e diplomatit danez Peter Sorensen si emisar i ri i BE-së për dialogun, duke shtuar se me formimin e qeverisë së re në Prishtinë priten diskutime më të thella dhe më serioze në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë muaj pa institucione: Kriza politike thellohet, zgjedhjet e parakohshme duken të pashmangshme

Tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova vazhdon të jetë pa institucione legjitime, ndërsa Kuvendi ende …