Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Qasja e papërgjegjshme e Kurtit e ka çuar dialogun Kosovë–Serbi në “vdekje klinike”

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si po menaxhon dialogun me Serbinë. Sipas saj, qasja e tij ka dobësuar përfshirjen e aleatëve ndërkombëtarë dhe ka ndikuar negativisht në perspektivën e këtij procesi jetik për të ardhmen e vendit. “Kurti, kur ka marrë detyrën si kryeministër, në tavolinën e tij ka gjetur letra të njëpasnjëshme të presidentëve amerikanë që i kërkonin institucioneve të Kosovës të përfshihen në dialog për arritjen e një marrëveshjeje finale gjithëpërfshirëse, me njohjen reciproke në qendër. Falë qasjes së papërgjegjshme të Kurtit, kemi humbur ambicien e aleatëve tanë për t’u përfshirë drejtpërdrejt në proces dhe mund të them se tani dialogu është në vdekje klinike,” ka deklaruar Çitaku  Ajo paralajmëroi se mungesa e seriozitetit dhe vizionit në këtë proces rrezikon perspektivën e Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, duke theksuar se “Kosova nuk mund të ecë përpara pa një partneritet të fuqishëm me miqtë ndërkombëtarë dhe pa një qasje të përgjegjshme në dialog.”

Kontrolloni gjithashtu

“Si të boshatisësh një vend pa luftë” — debate mbi rënien demografike të Kosovës dhe akuzat ndaj Qeverisë Kurti

Që nga publikimi i rezultateve të censusit të vitit 2024, të cilat tregojnë një popullsi …