Burim Ramadani, ka rikthyer në vëmendje një publikim të vitit 2012 të kryetarit aktual të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës përshkruhej si e ndërlidhur me rrjete kriminale ndërkombëtare. Ky shkrim akademik, i publikuar në “OpenEdition Journals”, po shihet si fyerje e rëndë ndaj luftës çlirimtare dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve. Ramadani ka kërkuar publikisht që Basha të shpallet “person non grata”, duke akuzuar institucionet e vendit për heshtje dhe dorëzim përballë “luftës hibride kundër Kosovës”. Tashmë janë bërë gati 6 javë që i madh e i vogël në Kosovë e kupton kush është Jana Arsovska dhe çfarë mori aktivitetesh të Luftës Hibride ka bërë ajo kundër Kosovës, UÇK-së dhe shqiptarëve në tërësi. U kuptua edhe që Dimal Basha ka qenë për vite ka asistuar atë, gjë që ajo e ka falënderuar edhe në librin e vitit 2015. Veç shteti, krerët e shtetit në veçanti, u dorëzuan para këtij fakti. Respektivisht, e pranuan si të pandëshkueshme Luftën Hibride kundër nesh! Shpalleni more PERSONA NON GRATA!”, ka shkruar Ramadani.
