Senatorë amerikanë kërkojnë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë – kundër çdo ndryshimi kufijsh në Ballkan

Dy senatorë amerikanë, republikani Thom Tillis dhe demokratja Jeanne Shaheen, i kanë paraqitur Kongresit të SHBA-së, një amendament të ri që kërkon njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, duke refuzuar çdo politikë që mbështet ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor. Në dokumentin që mban datën 6 shtator, theksohet se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse mes dy vendeve, të bazuar në njohje reciproke. Amendamenti është pjesë e projektligjit për buxhetin e ushtrisë amerikane për vitin fiskal 2026 dhe përfshin edhe qëndrimet e SHBA-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në të, dy senatorët nënvizojnë rëndësinë e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik në rajon, duke u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit. Po ashtu, theksohet se SHBA duhet të shmangë çdo politikë që mbështet ndarje territoriale mbi baza etnike dhe të përkrahë demokracitë pluraliste si garanci për paqe të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj alarmon për demokracinë, por opozita i shmanget përgjegjësisë për krizën politike

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike …