Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Haga nën kritika: Avokati Qerkini thotë se po shkelet Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Gjykata speciale në Hagë kanë pezulluar vizitat dhe komunikimet e të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, përveç atyre me ekipet e mbrojtjes, ndërsa kërkesat e tyre të përsëritura për lirim janë refuzuar në mënyrë të vazhdueshme. Kjo zgjatje e paraburgimit ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë edhe nga Avokati i Akredituar i Gjykatës Speciale, Artan Qerkini, i cili ka theksuar se Haga po vepron në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas tij, paraburgimi i tejzgjatur dhe mungesa e trajtimit të ri të rrethanave përbën shkelje të nenit 5 të Konventës, që garanton të drejtën për gjykim të drejtë dhe në afat të arsyeshëm. “Paraburgimi është vazhduar mbi bazën e kritereve të njëjta si në momentin e caktimit fillestar. Ky qëndrim bie ndesh me parimet e përcaktuara nga Gjykata e Strasburgut”, deklaroi Qerkini. Kritikat ndaj qasjes së Dhomave të Specializuara janë shtuar kohëve të fundit, teksa proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së po zgjasin përtej pritjeve fillestare. Juristë e vëzhgues ndërkombëtarë kanë kërkuar që Gjykata të garantojë barazi të palëve dhe respektim të plotë të standardeve të drejtësisë ndërkombëtare, në mënyrë që proceset të mos perceptohen si të njëanshme apo politike.

Kontrolloni gjithashtu

BE konfirmon mundësinë e përfshirjes së Shqipërisë në fondin e mbrojtjes SAFE

Komisioni Evropian ka konfirmuar për Albanian Post mundësinë që Shqipëria të përfshihet në fondin e …