Vlora Çitaku

Vlora Çitaku paralajmëron zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të vitit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Vlora Çitaku, ka dhënë sinjale se vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti. Sipas saj, shkak është kryeneçësia dhe papërgjegjësia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në formimin e institucioneve të reja të Kuvendit dhe Qeverisë. “Është e dhimbshme që Kosova është pa institucione që shtatë-tetë muaj. Kjo situatë vjen për shkak të sjelljes papërgjegjëse të zotit Kurti”, ka thënë Çitaku. Ajo shtoi se për zgjedhjet e reja po punohet intensivisht në terren, me qëllim që të kthehet normaliteti dhe të krijohet një shumicë parlamentare stabile pa LV-në. Çitaku kritikoi sjelljen e LV-së me institucionet e vendit, duke theksuar se po veprohet si “fëmijë me një lodër” dhe se shumica parlamentare e LV-së nuk është reale. Ajo paralajmëroi se pas zgjedhjeve të reja, do të krijohet një shumicë e re që do të mundësojë funksionimin e institucioneve dhe kthimin e normalitetit në vend. Çitaku përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me LV-në, edhe për kompromise në lidhje me postin e presidentit. Sipas saj, dallimet politike dhe ideologjike mes PDK-së dhe LV-së janë të mëdha dhe të pakapërcyeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të përmbytjeve nga uji, disa rrugë janë të pakalueshme

Për shkak të përmbytjeve nga uji, disa rrugë janë të pakalueshme, në disa të tjera …