Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LV) për përdorimin e parave të taksapaguesve për blerje të votave, duke e cilësuar këtë veprim si një skemë të pastër të korrupsionit publik. Sipas Bajramit, kostoja e këtyre veprimeve arrin vlerën prej 26 milionë eurosh, të cilat, sipas saj, janë shpenzuar për të siguruar mbështetje elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në një reagim publik, ajo tha: “Prokuroria është vonuar t’i nxjerrë nga zyra këta uzurpatorë që blejnë vota me taksat e qytetarëve. Kjo është një skemë e korrupsionit publik.” Deputetja e LDK-së paralajmëroi gjithashtu se qytetarët do të përdorin votën për të ndëshkuar ata që kanë keqpërdorur paratë publike për përfitime politike: “Qytetarët do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit më 12 tetor.”
