Memli Krasniqi

Memli Krasniqi kritikon Kurtin për ndarjen e 100 eurove për studentët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për shpërndarjen e 100 eurove për studentët. Krasniqi tha se Kurti, “i cili tashmë ka humbur çdo legjitimitet, duket se po e përjeton panikun nga humbja e madhe që e pret të dielën”. Ai e konsideron këtë veprim jo si mbështetje reale për studentët, por si një përpjekje të hapur për blerje vote. “Pas katër vitesh dështimesh në qeverisje dhe degradimit të sistemit arsimor, ai vendosi të ndajë 26 milionë euro, nga 100 euro për student, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve. Kjo nuk është mbështetje e sinqertë për studentët, por përpjekje e hapur për blerje vote. Megjithatë, ky është një tjetër gjykim i gabuar për studentët kosovarë, sepse ata as nuk blihen e as nuk shiten”, shkroi Krasniqi. Ai i bëri thirrje studentëve që të përdorin këto mjete, por të dielën të përdorin votën për të ndëshkuar qeverisjen që, sipas tij, ka rrezikuar të ardhmen e tyre dhe të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Dr. Fitim Selimi kritikon qeverisjen e Albin Kurtit: “Mungesa e dimensionit njerëzor brenda liderit”

 Doktor Fitim Selimi ka publikuar një analizë kritike mbi mënyrën e qeverisjes së kryeministrit Albin …