Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për një fenomen që ai e quajti “luftë speciale”, duke theksuar se përmes saj po cenohen të arriturat më të rëndësishme të shtetit të Kosovës. Limaj ka shpjeguar se Kosova është ekspozuar ndaj kësaj lufte tashmë për më shumë se dy dekada. Ai shtoi se qëllimi i saj ka qenë goditja e lirisë, procesit të ndërtimit të pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit, duke nënvizuar se kundërshtarët e pavarësisë nuk kanë pushuar kurrë. “Kosova ka qenë ekspozuar tash e 15/20 vite në një luftë speciale, e cila ka prekur arritjet tona më të rëndësishme. Kjo luftë ka arritur disa objektiva, përfshirë ndryshimin e dhunshëm të skenës politike, jo për të marrë pushtetin pa votë, por përmes narracioneve shpifëse”, tha Limaj. Ai gjithashtu nënvizoi se nuk e ka mbështetur asnjëherë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
