Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti ashpërson gjuhën ndërsa sondazhet e Prishtinës e vendosin në vështirësi – fjalor fyes ndaj rivalëve politik

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve lokale, Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ashpërsuar dukshëm gjuhën ndaj kundërshtarëve politikë, duke e shndërruar fushatën zgjedhore në Prishtinë në një arenë sulmesh personale dhe akuzash të rënda. Në një tubim, Kurti u lëshua në fyerje ndaj kandidatëve për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së dhe LDK-së, Uran Ismaili e Përparim Rama, duke i cilësuar si njerëz që “nuk i kanë sjellë asgjë të mirë qytetit”. Kurti tha se “puna më e mirë që e ka bërë” njëri prej tyre ishte “mbyllja e lokalit ku ndodhi vrasja e dy personave”, ndërsa për kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh se “punën më të mirë mund ta bëjë duke marrë një biletë njëkahëshe për Londër”. Ky fjalor, më shumë se politik, është interpretuar si shenjë e tensionit që po ndien.  Retorika e Kurtit shihet si përpjekje për të mobilizuar elektoratin përmes polarizimit politik, një strategji që analistët e konsiderojnë të rrezikshme dhe përçarëse për klimën demokratike në vend. Në vend të debatit për programet, planet urbanistike apo zhvillimin e kryeqytetit, fushata e Vetëvendosjes në Prishtinë po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një betejë personale, ku gjuha fyese dhe përçmuese po e zëvendëson garën për ide.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti po flet si njeri i Serbisë dhe Rusisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të …