Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kadri Kryeziu: Në mungesë të kandidatit nga Lista Serbe, Nenad Rashiq mund të zgjidhet me short si nënkryetar i Kuvendit

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se nëse Lista Serbe nuk paraqet kandidat për postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, atëherë Nenad Rashiq mund të zgjidhet në këtë pozitë përmes procedurës së shortit, që shërben si mekanizëm zhbllokues për konstituimin e Kuvendit. Në një prononcim për media, Kryeziu ka theksuar se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i qartë në këtë drejtim dhe përcakton se mungesa e një propozimi nga Lista Serbe nuk e pengon Kuvendin që të zgjedhë përfaqësuesin e komunitetit serb nga deputetët që kanë ulëse të garantuara. “Nëse Lista Serbe nuk propozon kandidat, atëherë Kuvendi ka të drejtë ta zgjedhë nënkryetarin përmes shortit, nga deputetët serbë që janë pjesë e Kuvendit. Në këtë proces, nëse Nenad Rashiq merr 61 vota, zgjedhja e tij do të ishte plotësisht kushtetuese dhe përfundimtare, pavarësisht qëndrimit të Listës Serbe,” ka theksuar Kryeziu. Sipas tij, qëllimi i këtij mekanizmi është të shmanget bllokada institucionale dhe të sigurohet funksionaliteti i Kuvendit në përputhje me Kushtetutën dhe parimet demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu: Dështimi për konstituimin e Kuvendit ndodhi për shkak të mosvotimit të shumicës, jo të komunitetit serb

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit …