Kryetari Haliti takoi banorët e Tërpezës dhe Smirës

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka zhvilluar takime elektorale me banorët e fshatrave Tërpezë dhe Smirë, në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën me 12 tetor.

“Smira Dardane, vendi i historisë, i traditës, i dijes e i punës, vendi i njerëzve që e duan tokën, e mbajnë fjalën dhe ecin me kokën lart, sonte foli me zemër të bashkuar, për atë që po ndërtojmë, me punë, me përkushtim e me dashuri për njëri-tjetrin.

Çdo hap, çdo dorë e shtrirë, çdo buzëqeshje, është forca jonë e përbashkët. Kjo është Smira që duam: e bashkuar, e guximshme dhe plot shpresë për ditët që vijnë.

Me besë e me zemër, vazhdojmë përpara, bashkë, gjithmonë për ju. Ju falenderoj pa fund”, thuhet në postimin e kryetarit Haliti.

Ai bashkëbisedoj edhe me simpatizantët në Tërpezë që e përkrahin atë për një mandat të ri 4-vjeçar.

“Perkrahja po rritet çdo ditë në fushatën tonë të mrekullueshme! Këtë e dëshmuam edhe sonte në Terpezë, ku së bashku me kandidatin tonë Sokol Shaqiri patëm një takim të frytshëm me banorët e këtij fshati të nderuar, Terpezës së Hysen Terpezës!

Faleminderit nga zemra për mikpritjen e ngrohtë dhe besimin tuaj të palëkundur”, shkroi kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Po i bëhet zgjidhje ndërtimit të urës dhe murit mbrojtës në fshatin Rastavicë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se po …