Aida Dërguti: Me Marrëveshjen e Ohrit, Kurti ka pranuar autonomi – kjo është shkelja më e madhe kushtetuese

Analistja politike Aida Dërguti ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin 12-ditor që Kuvendi i Kosovës ka për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, duke e lidhur këtë zhvillim me pasojat e Marrëveshjes së Ohrit. Dërguti tha se “të gjitha tensionet dhe obstruksionet e fundit në Kuvend janë pasojë e pranimit të Marrëveshjes së Ohrit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti”, për të cilën ajo pretendon se “ka krijuar bazën për autonomi në Kosovë”.  Me këtë marrëveshje Kurti ka bërë “shkeljen më të madhe kushtetuese”, pasi, siç thekson Dërguti, “autonomia e pranuar në Ohër nënkupton domosdoshmërinë e ndryshimeve kushtetuese”. “Statuti i Asociacionit, i cili është në përputhje me marrëveshjet e Ohrit, tejkalon Kushtetutën e Kosovës. Republika e tretë e Kurtit është ajo e Lajçakut, Republika e Marrëveshjes së Ohrit – një republikë e autonomisë së serbëve brenda Kosovës”, tha ajo. Dërguti shtoi se përpjekjet aktuale politike për shtyrjen e çështjeve në Kuvend lidhen me synimin për ta mbuluar efektin real të Marrëveshjes së Ohrit, derisa të kalojnë zgjedhjet lokale. E gjithë kjo është një strategji për ta mbuluar atë që është bërë në Ohër – një marrëveshje që e ka cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, përfundoi Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Kurti e dëshmon mungesën e kulturës shtetërore

Pjesmarrja kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një koncert në Selinë e Shenjtë ka shkaktuar …