leoni

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, priti në takim lamtumirës zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Cahit Irican

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë. Gjatë takimit, të dy gjeneralët kanë vlerësuar lart bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe misionit të KFOR-it, duke e konsideruar atë si një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon. Ata diskutuan mbi arritjet e përbashkëta në fushën e trajnimeve, ngritjes së kapaciteteve mbrojtëse, si dhe koordinimin në operacionet e ndihmës civile dhe reagimit ndaj krizave. Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen e tij për kontributin profesional dhe bashkëpunues të gjeneralit Irican gjatë mandatit në Kosovë, duke theksuar rolin e rëndësishëm të KFOR-it në garantimin e paqes dhe sigurisë. “Në emër të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të gjithë pjesëtarëve të saj, falënderoj gjeneralin Irican për përkushtimin dhe mbështetjen ndaj institucioneve tona të sigurisë. I uroj suksese të mëtejshme në karrierën e tij ushtarake”, deklaroi Jashari. Në fund të takimit, dy komandantët riafirmuan rëndësinë e partneritetit ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, si një garanci e qëndrueshme për paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar në shërbim të sigurisë rajonale.

Kontrolloni gjithashtu

Të paraburgosurit në Hagë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të Kosovës

Gjykata speciale në Hagë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet …