Mbështetje nga Shqipëria për protestën gjithëkombëtare të 17 tetorit në Tiranë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, z. Hysni Gucati, së bashku me bashkëorganizatorin Shkëlqim Hajdari, zhvilluan një takim zyrtar me z. Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Gjatë takimit u diskutua rreth organizimit të protestës gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, në përkrahje të luftës çlirimtare të Kosovës dhe ish-udhëheqësve të UÇK-së që po përballen me procese të padrejta në Gjykatën Speciale. Z. Balla shprehu mbështetjen e plotë të shtetit shqiptar për këtë nismë, duke e cilësuar atë si një akt dinjiteti kombëtar dhe një zë të fuqishëm në mbrojtje të vlerave të luftës për liri. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së falënderoi për përkrahjen institucionale dhe theksoi se protesta e 17 tetorit do të jetë paqësore, gjithëpërfshirëse dhe simbol i unitetit kombëtar shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku prin me përqindjen më të lartë të votave në zgjedhjet lokale 2025

Në zgjedhjet lokale të këtij viti, disa kryetarë komunash kanë siguruar mbështetje të jashtëzakonshme nga …