leoni

Ejup Maqedonci takon drejtorin e Agjencisë së Departamentit të Luftës të SHBA-së

Në kuadër të panairit ndërkombëtar të mbrojtjes “AUSA 2025”, ministri në detyrë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim të rëndësishëm me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri në kuadër të Departamentit të Luftës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael F. Miller. Gjatë takimit, të dy palët diskutuan mbi bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mbrojtjes, duke theksuar veçanërisht procesin e prokurimit të pajisjeve dhe sistemeve të armatimit për FSK-në përmes mekanizmit amerikan FMS (Foreign Military Sales). Ky mekanizëm ka mundësuar që Kosova të sigurojë armatim cilësor dhe teknologji të avancuar ushtarake përmes marrëveshjeve shtet–më–shtet me SHBA-në, duke ofruar efikasitet financiar dhe garanci sigurie. Në vijim të bisedës, u diskutua edhe për prokurimet e ardhshme strategjike, të cilat do të përqendrohen në modernizimin e mëtejmë të kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me forcat aleate të NATO-s. Nga ana e tij, ministri Maqedonci falënderoi Qeverinë amerikane për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se SHBA mbetet partneri më i besueshëm dhe themelor në rrugëtimin e Kosovës drejt forcimit të sigurisë kombëtare dhe integrimeve euro–atlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma i jep dorën Kurtit, por jo pa kushte: Dimal Basha, pengesa që po ekspozon dobësinë e politikës kosovare

Në skenën e trazuar politike të Kosovës, ku interesat partiake shpesh mbizotërojnë mbi përgjegjësinë shtetërore, …