Me nderime e homazhe u përkujtua 21 vjetori i humbjes së jetës së 15 maturantëve të Malishevës

Të martën u përkujtua 21 vjetori i ngjarjes më tragjike në Kosovën e pasluftës, ku në një aksident tragjik në Fushë Arrëz të Shqipërisë humbën jetën 15 maturantë të Gjimnazit “Abdyl Frashëri” nga Malisheva.

Në shenjë respekti e kujtimi, janë zhvilluar nderime dhe homazhe në vendin e ngjarjes në Fushë Arrëz, si dhe te varrezat e tyre në “Lëndinën e lotëve” në Malishevë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga familjarë të maturantëve, ish nxënës, ish profesorë dhe zyrtarë të tjerë komunalë, së bashku me zyrtarë të Bashkisë së Fushë Arrëzit, kanë bërë homazhe në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Ndërkaq, në “Lëndinën e lotëve” në Malishevë, nënkryetari i Komunës, z. Vesel Krasniqi, së bashku me zyrtarë të tjerë komunalë, familjarë të maturantëve, profesorë dhe nxënës të Gjimnazit “Hamdi Berisha”, kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar kujtimin e 15 maturantëve, të cilët prehen në këtë vend.

Kontrolloni gjithashtu

Tri gjimnazet kryesore të qytetit, te mërkurën organizojnë marshin protestues “TRAUMË, JO LOJË”

Komuna e Prishtinës ka filluar vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Pas vërshimeve të fundit, Komuna e Prishtinës ka filluar vlerësimin e dëmeve. Komisioni është në …