Departamenti i Shtetit: Trump ndaloi tetë luftëra – përfshirë edhe përplasjen e mundshme Kosovë–Serbi

Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara ka përmendur në një deklaratë zyrtare se ndër tetë konfliktet që ish-presidenti Donald Trump ka ndaluar gjatë mandatit të tij, përfshihet edhe përplasja e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë. Në listën e luftërave të ndaluara, sipas DASH-it, përmendet edhe konflikti Izrael–Hamas si rasti më i fundit. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Trump ka rritur referencat ndaj politikës së tij të jashtme, duke theksuar se “asnjë luftë e re nuk nisi gjatë administratës sime”. Vetë Trump ka deklaruar disa herë në muajt e fundit se kishte parandaluar shpërthimin e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë, duke marrë meritë për stabilizimin e situatës në Ballkan gjatë viteve 2020–2021, periudhë kur ndërmjetësoi nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike në Uashington. Një konfirmim të tillë, në mënyrë të tërthortë, e kishte bërë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjatë vizitës së saj të fundit në Shtetet e Bashkuara falënderoi ish-presidentin Trump për angazhimin e tij në ruajtjen e paqes dhe përkrahjen ndaj Kosovës. Ky vlerësim nga Departamenti i Shtetit i shton peshë narrativës së Trump për ndikimin e tij në parandalimin e konflikteve ndërkombëtare, përfshirë edhe tensionet në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …