leoni

Atifete Jahjaga në Komandën e NATO-s në Napoli: “Falënderuese për aleancën që shpëtoi një popull nga gjenocidi”

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komandën e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Itali, me ftesë të admiralit Stuart Munsch, komandant i kësaj strukture strategjike që mbulon Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Gjatë takimeve me drejtuesit e Komandës, Jahjaga ka diskutuar për integrimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në operacionet aktuale dhe të ardhshme të NATO-s, si dhe për rolin që Kosova luan si partnere e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon. Ajo ka vlerësuar punën e misionit të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar rëndësinë jetike që NATO ka pasur për sigurinë dhe lirinë e qytetarëve të vendit. “Gjithmonë falënderuese për intervenimin e NATO-s në vitin 1999, hap ky që shpëtoi një popull të tërë nga gjenocidi serb dhe hapi rrugën drejt lirisë,” ka deklaruar Jahjaga. Nëpërmbyllje të vizitës, ish-presidentja shprehu mirënjohje për partneritetin dhe udhëheqjen e NATO-s, duke theksuar se paqja afatgjatë ndërtohet jo vetëm përmes forcës ushtarake, por mbi bazën e vlerave demokratike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Departamenti i Shtetit: Trump ndaloi tetë luftëra – përfshirë edhe përplasjen e mundshme Kosovë–Serbi

Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara ka përmendur në një deklaratë zyrtare se ndër …