Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë në promovimin e librit më të ri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi. Promovimi i këtij libri do të mbahet të enjtën e ardhshme me 23 tetor me fillim në ora 13.00 në Qendrën Rinore, “Fitnete Ramosaj” në Deçan. Libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi, rikthen vitin 1997, një periudhë të trazuar dhe një plag të hapur në kujtesën kolektive, një realitet të dhimbshëm për shqiptarët, përmes rrëfimeve tëv autorit, dëshmitarë dhe pjesëmarrës i asaj kohe për të nderuar oficerët e policisë që u flijuan dhe ata që mbijetuan, duke përballur në heshtje sakrificën e atyre viteve dhe përmes mesazheve të fuqishme që i drejtohen brezave që vijnë. Një ngjarje letrare qëë nuk duhet humbur.
Data: E enjte, 23 tetor
Ora: 13:00 – 14:20
Vendi: Qendra Rinore Fitnete Ramosaj
Pjesëmarrja juaj na nderon dhe i jep veçanti këtij eventi letrar.
Ju mirëpresim
Bashkim Ramosaj