leoni

OVL-UÇK

OVL e UÇK-së, i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes: Protesta në Tiranë është e kombit, jo e partive

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar këtë subjekt se po përpiqet të politizojë protestën madhore që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë. Në reagimin e saj, OVL UÇK thekson se protesta nuk ka karakter partiak, por kombëtar, dhe se ajo përfaqëson zërin e popullit, të veteranëve, të familjeve të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kërkojnë drejtësi për luftën çlirimtare. “Kjo protestë nuk është e asnjë partie politike – ajo është zëri i popullit shqiptar. Nuk ka forcë që mund ta përvetësojë apo ta ndalë këtë zë,” thuhet në reagim. Veteranët theksojnë se UÇK-ja nuk do të lejojë që lufta e shenjtë të përdoret për përfitime politike. “Ne nuk kërkojmë retorikë partiake, por drejtësi për luftëtarët tanë dhe ndëshkim për krimet e Serbisë.” OVL UÇK falënderon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mbështetjen e tij të qartë ndaj kësaj kauze, duke theksuar se institucionet shqiptare kanë treguar përkushtim dhe respekt për organizimin e protestës. “Protesta e Tiranës është protestë e kombit – aty do të jenë mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet për të dëshmuar se UÇK-ja është nderi i kombit dhe askush nuk mund ta njollosë atë,” përfundon reagimi.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …