Seanca për rastin “Banjska” në Prishtinë mbyllet për dëshminë e dëshmitarit anonim

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në Departamentin për Krime të Rënda, ka nisur sot seanca gjyqësore për rastin e njohur si “Banjska”. Në fillim të seancës, prokurori i rastit, Naim Abazi, kërkoi që pjesa e procesit ku do të administrohet dëshmia e dëshmitarit anonim “A2” të zhvillohet pa praninë e publikut. Ai argumentoi se mbyllja e seancës është e nevojshme për të garantuar privatësinë dhe sigurinë e dëshmitarit, pasi ekspozimi i identitetit të tij mund të cenojë integritetin personal dhe të ndikojë në rrjedhën e procesit gjyqësor. Trupi gjykues e miratoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur që seanca të jetë e mbyllur gjatë dëshmisë së dëshmitarit anonim. Procesi pritet të vazhdojë me dëgjimin e tij në kushte të mbrojtura.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria Kurti, liberalizim apo iluzion vizash?

Tre vite pas Marrëveshjes së Ohrit, e cila u paraqit si akt historik për rrugëtimin …