FALEMINDERIT MËRGATË! 

Kryetari i komunës së Deçanit, z, Bashkim Ramosaj i cili në zgjedhjet komunale të mbajtura me 12 tetor fitoi edhe një mandat që në rundin e parë, pas numërimit të votave të ardhura me post, ka falenderuar diasporen nga kjo komunë për mbështjejen duke vulosur kështu fitoren e madhe me mbi 51% te elektoratit nga komuna e Deçanit. Në profilin e tij në facebook, Ramosaj ka shkruar

FALEMINDERIT MËRGATË!

Votat tuaja e vulosën fitoren tonë të madhe!

Edhe këtë herë treguat se dashuria për vendlindjen nuk njeh kufij.

Me përzemërsi ju falënderoj për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme dhe për besimin që më keni dhënë në këto zgjedhje!

Kjo fitore është edhe e juaja!

Na keni bërë krenarë!

Me mirënjohje të thellë,

Bashkim Ramosaj

Kontrolloni gjithashtu

Me 9 nëntor, vuloset fitorja jonë e plotë!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi të enjtën ka mbajtur një takim me …