Kanë hyrë në grevë të burgosurit e Grupit të Kumanovës, të cilët vuajnë dënimin në Burgun e Shkupit

Kosova nën presion ndërkombëtar, kundërshtime për marrjen e të burgosurve belgë

Pas vizitës së dy ministreve belge në Kosovë dhe Shqipëri, është përfolur mundësia që Belgjika të ndërtojë apo marrë me qira një burg në Kosovë për të dërguar të dënuarit pa leje qëndrimi. Edhe pse institucionet kosovare mohojnë ekzistencën e ndonjë procesi formal, mediat belge raportuan se është shprehur “gatishmëri për diskutim” nga autoritetet në Prishtinë. Kjo ide po ngjall reagime të forta në Kosovë. Organizatat për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se një marrëveshje e tillë do të krijonte standarde të dyfishta, do të rrezikonte sigurinë dhe do të shfrytëzonte boshllëqet institucionale të vendit. KMDLNJ dhe QKRMT theksojnë se një hap i tillë do të diskriminonte të burgosurit kosovarë dhe do të dëmtonte sistemin korrektues. Kritikët e shohin këtë si një përpjekje të ngjashme me marrëveshjen daneze, që sipas tyre, ka vendosur modele të pabarabarta drejtësie. Për momentin, qeveria në detyrë nuk ka mandat të negociojë, por heshtja e Brukselit dhe e Prishtinës ngre dyshime se presioni për një marrëveshje të re është i pashmangshëm. evropaelire.

Kontrolloni gjithashtu

Seanca për rastin “Banjska” në Prishtinë mbyllet për dëshminë e dëshmitarit anonim

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në Departamentin për Krime të Rënda, ka nisur sot seanca …