Opinionistja Aida Dërguti,, ka komentuar zhvillimet brenda LDK-së pas koalicionit lokal mes Xhafer Tahirit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas saj, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, po shmang marrjen e masave, dhe mosreagimi shihet si një formë tolerimi. Dërguti vlerëson se rënia e LDK-së lidhet me rrjedhjen e votës drejt Listës Guxo dhe Vetëvendosjes. “Efekti i këtyre koalicioneve është i kufizuar, por ka ri pozicionime të elektoratit dhe një përtese të raundit të dytë,” tha ajo. Ajo theksoi gjithashtu se koalicioni lokal shihet si një lloj shantazhi i hapur nga ana e bashkëpunëtorëve të Tahirit ndaj Abdixhikut. “Mendoj që ka frikë për të marrë vendim, është tolerim më shumë. Kjo duket si dalje kontrolli për balotazh,” shtoi Dërguti.
