Haki Abazi: Kurti për interesa të veta nesër ulet edhe me Radoiçiqin

Anëtari i AAK-së, Haki Abazi, ka sulmuar ashpër liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit ka humbur besimin e çdo partneri politik dhe se “kurrë më nuk do të jetë kryeministër i Kosovës”. Në emisionin “DPT te Fidani”, Abazi deklaroi se “asnjë lider nuk i beson Kurtit për të hyrë në qeverisje, sepse është bërë toksik dhe i papërfillshëm edhe në raportet me Shqipërinë”. Ai akuzoi Kurtin se “për qëllime të veta politike nesër është i gatshëm të ulet edhe me kryeterroristin Millan Radoiçiq për të formuar qeverinë”, duke e cilësuar këtë si shenjë të mungesës së përgjegjësisë për zhvillimet në veri të vendit dhe për raportet me partnerët ndërkombëtarë. Abazi komentoi edhe marrëveshjen mes VV-së dhe AAK-së për balotazhin në Fushë Kosovë, ku kandidatja e AAK-së, Vildane Latifi, u rreshtua përkrah kandidatit të Vetëvendosjes, Valon Prebreza. Ai theksoi se “ishte Vetëvendosja ajo që trokiti në derën e AAK-së”, duke nënvizuar se pavarësisht këtij bashkëpunimi lokal, ai personalisht mbetet kundër çdo marrëdhënieje me VV-në në nivel qendror.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …