leoni

Avni Arifi: Retorika e Kurtit në OKB krijon përshtypjen se Kosova është në gjendje lufte

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar mbledhjen e dytë të rregullt të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, duke kritikuar mënyrën se si përfaqësohet vendi në këto seanca. Arifi tha se retorika e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe e partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, në fjalimet në Kombet e Bashkuara, ka krijuar përshtypjen se Kosova ndodhet në gjendje lufte. Ai kujtoi se nga viti 2012, vendet aleate kishin kërkuar që Kosova të përfaqësohej në nivel ambasadorësh, për të ulur tensionet dhe për të ruajtur karakterin teknik të raportimeve të UNMIK-ut. Sipas Arifit, përfaqësimi i Kosovës në Këshillin e Sigurimit ka ndryshuar ndjeshëm pas ardhjes në pushtet të qeverisë aktuale. Ai tha se në vend të ambasadorëve, në seanca kanë marrë pjesë vetë udhëheqësit politikë – presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Kurti apo ministrja Donika Gërvalla – me qëllim protagonizmi politik. Arifi theksoi se gjuha konfrontuese e përdorur nga përfaqësuesit e Kosovës “ka krijuar përshtypjen e një vendi me probleme të brendshme dhe tensione të vazhdueshme”, duke shtuar se “në OKB nuk kërkohet drejtësi, por paqe”.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku me kritika ndaj qasjes aktuale diplomatike të Qeverisë së Kosovës

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka komentuar sot mënyrën se si …