Në Kompleksin “Fetnete Ramosaj” në Deçan u mbajt promovimi i veprës “Në emër të gjakut”, të autorit Ahmet Prençi

Në Qendrën Rinore “Fetnete Ramosaj” në Deçan u mbajt promovimi i veprës më të re “Në emër të gjakut”, të autorit, publicistit dhe ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Shqipëri, z. Ahmet Prençi.

Ky aktivitet i rëndësishëm kulturor bashkoi personalitete të shquara nga jeta politike, letrare e publicistike mbarëkombëtare, duke e kthyer Deçanin në një qendër të gjallë të debatit letrar e historik.

Falënderim të veçantë për autorin Prençi për këtë vepër të fuqishme, që sjell në dritë rrëfime të thella për sakrificën, dhimbjen dhe dinjitetin njerëzor, si dhe për të gjithë të pranishmit që me pjesëmarrjen e tyre i dhanë kuptim e vlerë kësaj ngjarjeje.

Deçani do të vazhdojë të jetë vend i respektit për kulturën, artin dhe krijimtarinë kombëtare, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari I komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …