Në pritje të Komisionit Evropian: Çfarë do të përfshijë raporti për Kosovën?

Komisioni Evropian pritet të publikojë më 29 tetor paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportin e Progresit për vendet që janë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo do të jetë paketa e parë e zgjerimit e miratuar nga përbërja e re e Komisionit, që mori mandatin në janar 2025. Në raportin për Kosovën pritet të vlerësohet ecuria në fushat kryesore të reformave, si sundimi i ligjit, administrata publike, lufta kundër korrupsionit, avancimi i shërbimeve publike dhe tranzicioni i gjelbër. Dokumenti pritet të përfshijë vërejtje për vonesat në përmbushjen e obligimeve që dalin nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, si edhe rekomandime për më shumë progres në pavarësinë e gjyqësorit dhe respektimin e lirisë së medias. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet situatës politike dhe të sigurisë në veriun e vendit, si dhe ngërçit institucional pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, që ka ndikuar në ritmin e reformave dhe në zbatimin e Planit të Rritjes të BE-së nga i cili Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro. Raporti pritet të trajtojë gjithashtu masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. Sipas sinjalizimeve të deritanishme, organizimi i zgjedhjeve lokale dhe pjesëmarrja e komunitetit serb në to mund të ndikojnë në rishikimin gradual të këtyre masave.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …