Fatmir Limaj i përgjigjet akuzave të VV-së për blerje votash: “Marre të flitet pas këtij rezultati”

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj deklaratave të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, i cili akuzoi Nismën për blerje votash në Malishevë. Limaj i ka hedhur plotësisht poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të turpshme. Ai u shpreh se rezultati i zgjedhjeve në Malishevë flet vetë. “Është marre me dalë me folë pas këtij rezultati. Kqyrne rezultatin”, tha Limaj, duke theksuar se fitorja e Nismës në këtë komunë ishte “spektakolare”. Ai shtoi se një prej arsyeve të këtij rezultati ishte kandidati i Nismës në krye të listës, të cilin e përshkroi si “njeri jokonfliktuoz” dhe të pranuar gjerësisht nga qytetarët. “Kur t’i humbësh zgjedhjet, ka pak mërzi. Por në Malishevë kemi fitore të madhe”, theksoi Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …