Enver Hoxhaj pas njohjes nga Siria: Lajm i mirë për Kosovën

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur vendimin e Republikës Arabe të Sirisë për të njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm diplomatik dhe politik për vendin. Në një reagim publik, Hoxhaj kujtoi angazhimin e tij të hershëm në mbështetje të opozitës siriane kundër regjimit të Bashar al-Asadit. “Që nga 15 marsi 2011 kam mbështetur opozitën siriane për ta larguar regjimin brutal të Asadit. Më 26 prill 2012 pritëm në zyrën time në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës opozitën siriane. Kam mbështetur luftën e tyre dhe kam bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake, duke publikuar analiza edhe në Foreign Policy,” ka shkruar Hoxhaj. Ai përmendi gjithashtu pjesëmarrjen në takimet e “Miqve të Sirisë” që nga viti 2012 në Paris, si dhe kontaktet me ministrat e qeverisë së re siriane pas rrëzimit të regjimit të Asadit në pranverën e vitit 2025. “I gëzohem këtij lajmi, ashtu siç i gëzohen shqiptarët që jetojnë në Ballkan, por edhe ata në Damask e në Siri. Kjo është një fitore për Kosovën dhe për drejtësinë ndërkombëtare,” theksoi ai. Sipas Hoxhajt, njohja nga Siria dëshmon se diplomacia e Kosovës duhet të vazhdojë të mbështesë kauzat e drejta ndërkombëtare dhe të forcojë miqësitë e reja që ndihmojnë në afirmimin global të shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …