Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet nga presidenti Donald Trump, Shtetet e Bashkuara do të vendosin me ligj që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë asnjë ide për shkëmbim territoresh apo ndarje mbi baza etnike në Ballkan. Neni 11 i projektligjit, që trajton marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, përcakton qartë se Uashingtoni do të kundërshtojë çdo përpjekje për rivizatim kufijsh, duke u angazhuar në mbështetje të demokracive pluraliste dhe stabilitetit rajonal. Dokumenti i propozuar nga kongresisti William Keating thekson se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Ohër më 2023 dhe të avancojnë drejt normalizimit përmes bashkëpunimit ekonomik dhe dialogut politik. Projektligji përfshin edhe kërkesën për një raport të detajuar mbi ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, veçanërisht në përpjekjet për destabilizim politik dhe cenim të institucioneve demokratike. Në pjesën përmbyllëse, akti parasheh rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes ShBA-së dhe vendeve të Ballkanit, përfshirë mbështetjen për sipërmarrësit e rinj, gratë, si dhe reformat për sundimin e ligjit dhe diversifikimin energjetik. Nëse miratohet, ky ligj do të shënojë një kornizë të re të angazhimit amerikan në rajon, duke përforcuar qëndrimin kundër ndarjeve etnike dhe për një Ballkan më demokratik e të qëndrueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja në krizë narrative: nga “moral politik” në izolim të brendshëm dhe ndërkombëtar

Pas katër vitesh në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po përballet me krizën më të thellë politike …