Hykmete Bajrami: S’ka bazë ligjore që Kurti të prezantojë buxhetin dhe ta votojë – “Mos bini pre e propagandës”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të prezantojë buxhetin për vitin 2026 dhe më pas ta votojë atë. Bajrami ka theksuar se nuk ekziston asnjë bazë ligjore për këtë veprim dhe e ka cilësuar si propagandë politike. Sipas saj, kjo legjislaturë nuk mund të miratojë buxhetin të përgatitur nga deputetë që, sipas vendimit të Gjykatës Supreme, kanë uzurpuar institucionet qeverisëse. Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami ka shkruar: “Qysh deputeti Kurti me prezantu buxhetin dhe mandej ai bashkë me ne me u ulë me votu?! Ju lutem, mos lejoni me u normalizu e keqja… atë që LVV nuk ka arritë me votë e me koalicione, po mundohet ta marrë përmes shkeljeve kushtetuese e ligjore dhe uzurpimit të institucioneve.” Ajo ka kërkuar që buxheti të menaxhohet sipas praktikave të miratuara më parë dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme: “Shkojmë në ZGJEDHJE TANI. Qeveri brenda një jave pas rezultateve! Ky popull dhe ky shtet s’duron të mbetet eksperiment i Albin Kurtit.”

Kontrolloni gjithashtu

Eugen Cakolli: Projektbuxheti i Qeverisë në detyrë, shkelje ligjore e pjesë e lojës politike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas procedimit të projektbuxhetit për vitin …