leoni

Hysni Gucati

Hysni Gucati: Lista e veteranëve e bllokuar nga Vetëvendosje, procesi i pastrimit mbetet në vendnumëro

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka deklaruar se aktualisht rreth 37 mijë veteranë marrin pension nga shteti, por se shifra e saktë nuk dihet për shkak të mungesës së përditësimit të të dhënave dhe vdekjeve të fundit në radhët e veteranëve. “Janë afër 37 mijë që marrin pension, por shifër të saktë nuk kemi pasi nuk e dimë sa veteranë kanë vdekur brenda këtyre dy-tre muajve”, tha Gucati.  Procesi i pastrimit të listave të veteranëve, një nga premtimet kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje para ardhjes në pushtet, sipas Gucatit, vazhdon të jetë i bllokuar pikërisht nga vetë pushteti aktual. Ai theksoi se Organizata e Veteranëve është e gatshme të bashkëpunojë, por se përgjegjësia për mosveprim bie mbi Qeverinë. “Jo, përkundrazi, ai (Kurti) e ka blloku procesin. Ne, Organizata e Veteranëve, jemi të hapur për atë punë. Tek ne nuk ka pengesë, as nuk është problem i joni. Kurdo që arrijnë atë sukses, veç e duartrokasim dhe e mirëpresim”, tha Gucati. Megjithëse pranon se pastrimi i listave është i domosdoshëm, Gucati shton se aktualisht procesi është pothuajse i pamundur për t’u realizuar, duke theksuar se “çështja tash i mbetet drejtësisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Robert Bosch

Robert Bosch: Bllokada politike po e dëmton imazhin e Kosovës, partitë s’kanë kulturë kompromisi

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka shprehur shqetësimin për mungesën e institucioneve të reja …