leoni

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku kritikon Kurtin për deklaratat mbi buxhetin: Qytetarët nuk mund të kërcënohen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar së fundmi se nuk do të ndajë fonde të buxhetit për kryetarë komunalë që “nuk punojnë si duhet” ose “përdorin paratë në mënyrë të gabuar”. Kjo deklaratë ka nxitur reagime të ashpra nga opozita. Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si “skandaloze”, duke theksuar se kryeministri po kërcënon qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Qytetarët nuk mund të kërcënohen për të votuar për kandidatët e tij. Ky është një model i qeverisjes me ndëshkim politik, që e kemi parë që nga fillimi i mandatit të tij. Disa komuna të qeverisura nga PDK nuk kanë përfituar fonde, megjithëse janë shembuj të menaxhimit të mirë dhe transparencës,” ka thënë Çitaku. Ajo ka shtuar se qytetarët do të tregojnë qëndrimin e tyre më 9 nëntor, duke theksuar se populli i Kosovës nuk nënshtrohet dhe nuk pranon shantazh politik.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …