Jakup Nura: Osmani në sinkron me Kurtin për një të ardhme të përbashkët politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për koordinim politik në shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Nura tha se që nga shpallja e rezultateve, Kurti po zvarrit krijimin e institucioneve, ndërsa presidentja po i jep kohë për të zgjedhur momentin që i përshtatet politikisht. Sipas tij, “zemërgjerësia e presidentes Osmani” ndaj Kurtit dëshmon për “një sinkron të qartë mes tyre” dhe përpjekje për të ruajtur një aleancë të mundshme në të ardhmen. “Që nga shpallja e rezultateve, LVV-ja ka qenë e pakënaqur me rezultatin dhe po përpiqet ta shtyjë procesin deri në momentin që e sheh të përshtatshëm për zgjedhje,” tha Nura. Ai shtoi se mungesa e unitetit mes partive të ish-opozitës ka pamundësuar krijimin e një shumice parlamentare, duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. “Është për të ardhur keq që qytetarët duhet të përballen me zgjedhje të njëpasnjëshme, për shkak të mungesës së përgjegjësisë politike,” theksoi deputeti i PDK-së. Sipas Nurës, ky zhvillim tregon krizë të thellë institucionale dhe mungesë vullneti për stabilitet politik në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Rafuna: Zhvillimet e fundit në botë me luftën në Iran mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e Kosovës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se zhvillimet e fundit në …