Takohen Jashari e Ulutash, diskutojnë për sigurinë në vend dhe rajon

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash. Në fillim të takimit, gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje homologut të tij dhe e përgëzoi për marrjen e detyrës si komandant i KFOR-it, duke i dëshiruar suksese në këtë rol të rëndësishëm. Gjatë bisedës, të dy komandantët diskutuan për zhvillimet e fundit brenda FSK-së, përfshirë proceset e trajnimit, stërvitjet, operacionet dhe sfidat me të cilat përballet kjo forcë në përmbushjen e misionit të saj. Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua situatës aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë në ruajtjen e stabilitetit dhe koordinimin ndërinstitucional në rastet e sfidave të përbashkëta. Në njoftimin e FSK-së thuhet se Jashari dhe Ulutash vlerësuan lartë bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, duke theksuar rëndësinë e thellimit të këtij partneriteti.
Sipas FSK-së, ky bashkëpunim mbetet thelbësor për forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …