Fatmir Limaj i bën thirrje PDK-së dhe LDK-së për bashkim kundër LVV-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dërguar një mesazh të qartë drejt dy partive të mëdha opozitare, PDK-së dhe LDK-së, për mundësinë e krijimit të një alternative të bashkuar kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Limaj tha se qytetarët kërkojnë veprime konkrete dhe jo vetëm premtime për një alternativë ndryshe. Sipas tij, dy partitë e mëdha kanë mundësinë që të krijojnë një bosht të fortë opozitar, dhe Nisma është e gatshme të kontribuojë në këtë bashkim nëse ekziston një projekt serioz dhe konkret. “Qytetari nuk mjaftohet me thanë ‘po vij me një alternativë ndryshe’. Ai don të shohë veprime konkrete. A po e bashkon këtë zë opozitar që kërkon një qeveri ndryshe? Kjo është pyetja për dy partitë e mëdha. Nisma është e gatshme të japë kontributin e saj, por duhet parë nëse ka hap serioz drejt krijimit të një alternative reale”, tha Limaj. Ai shtoi se aty ku është Nisma, është edhe mundësia për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, duke theksuar gatishmërinë e partisë për të qenë pjesë e një projekti që qytetarët të mund ta shohin si mundësi reale dhe konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …