Seancat ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë shtyhen, dëshmitarët ndërkombëtarë vazhdojnë të japin dëshminë

Gjykata e Hagës, ka njoftuar se seancat e planifikuara këtë javë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë anuluar dhe pritet të rifillojnë të hënën, më 10 nëntor 2025. Procesi gjyqësor, që zhvillohet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, po vazhdon me dëshminë e dëshmitarëve të mbrojtjes. Deri më tani, katër dëshmitarë ndërkombëtarë kanë dhënë dëshminë e tyre, përfshirë ish-ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit gjatë kohës së luftës në Kosovë, James Rubin, si dhe Wesley Clark, ish-Komandantin e NATO-s gjatë luftës në Kosovë. Nga gjykata speciale kanë bërë të ditur se dëshmitarët e mbrojtjes do të vazhdojnë të dëgjohen deri në mes të nëntorit, ndërsa palët kanë afat deri në dhjetor për dorëzimin e fjalëve përfundimtare me shkrim. Vendimi përfundimtar i panelit të gjyqtarëve pritet të shpallet në fillim të vitit të ardhshëm. Prej 5 nëntorit 2020, katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë, të akuzuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra mijëra qytetarëve nga diaspora iu është njohur e drejta për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë …