Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva

Zvarritje politike që e çon vendin drejt bllokadës kushtetuese

Nominimi i Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë së re është parë nga shumë analistë dhe oponentë politikë si një përpjekje e vonuar e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të shmangur përgjegjësinë e dështimit politik. Edhe pse Konjufca vetë e pranoi se “një qeveri pa Albin Kurtin është kompromis i madh”, realiteti politik tregon se ky kompromis ka ardhur pas javësh të tëra zvarritjeje, pa asnjë përpjekje reale për ndërtimin e shumicës parlamentare. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Konjufca theksoi se “tash është radhën e opozitës” dhe se partia e tij po e kryen “një obligim kushtetues” për të propozuar një qeveri të dytë para se vendi të shkojë në zgjedhje. Megjithatë, vetë kjo lëvizje po shihet më shumë si simbolike sesa praktike, pasi mungon mbështetja e nevojshme parlamentare për formimin e kabinetit. Qasja e Kurtit ndaj krizës politike është cilësuar nga kundërshtarët si zvarritëse dhe e dëmshme për stabilitetin institucional. Në vend që të kërkojë zgjidhje të shpejtë ose konsensus për një dalje të përbashkët nga situata, Kurti ka preferuar të shkojë drejt fundit të afateve kushtetuese, duke e lënë vendin në prag të zgjedhjeve të reja. Në fund, edhe vetë Konjufca pranoi se “nëse ka zgjedhje, populli do ta japë përgjigjen e vet”. Por për shumëkënd, ajo përgjigje tashmë po formësohet – si një reagim ndaj një qeverisjeje që po humbet kohë në vend të vendimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Seancat ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë shtyhen, dëshmitarët ndërkombëtarë vazhdojnë të japin dëshminë

Gjykata e Hagës, ka njoftuar se seancat e planifikuara këtë javë për ish-krerët e Ushtrisë …