Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Nominimi i Konjufcës është manovër politike, prej 15 prillit dihet që s’ka shumicë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas nominimit të Glauk Konjufcës nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryeministrit të ri. Ai e ka quajtur këtë veprim një “manovër politike” që, sipas tij, nuk zgjidh krizën institucionale në të cilën ndodhet vendi. Hoti ka kujtuar se që nga seanca e parë konstitutive të Kuvendit, është bërë e qartë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeverinë. “Mjaft më me manovra politike. Që nga data 15 prill ka qenë e qartë se nuk ka shumicë për të bërë institucionet e reja,”  ka shkruar Hoti. Sipas tij, propozimi për mandatar të ri nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të zgjatur qëndrimin në pushtet, ndërkohë që vendi duhet të përgatitet për zgjedhje të reja. Reagimi i Hotit i shtohet zërave të tjerë në opozitë që po kundërshtojnë hapur lëvizjen e Vetëvendosjes, duke e konsideruar si shkelje të frymës kushtetuese mandatimin pa shumicë të konfirmuar.

Kontrolloni gjithashtu

Seancat ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë shtyhen, dëshmitarët ndërkombëtarë vazhdojnë të japin dëshminë

Gjykata e Hagës, ka njoftuar se seancat e planifikuara këtë javë për ish-krerët e Ushtrisë …