Deputetja e NISMA-s Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka reaguar pas propozimit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që Glauk Konjufca të jetë mandatar për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Krasniqi ka bërë të qartë se partia e saj nuk do të japë votën në mbështetje të kandidaturës së Konjufcës. “Jo, nuk kemi votë,” është shprehur shkurt deputetja Krasniqi, duke përjashtuar çdo mundësi që NISMA t’i bashkohet ndonjë formule të re qeverisëse nën drejtimin e Vetëvendosjes. Burime brenda partisë bëjnë të ditur se qëndrimi i NISMA-s është konsekuent me pozicionet e saj të mëparshme, sipas të cilave, pas dështimit të sigurimit të shumicës nga qeveria aktuale, zgjidhja më e drejtë mbeten zgjedhjet e reja parlamentare. Ky qëndrim i NISMA-s pritet të vështirësojë edhe më shumë përpjekjet e Vetëvendosjes për të siguruar shumicën e nevojshme në Kuvend, në kushtet kur disa parti opozitare tashmë kanë deklaruar hapur se nuk do ta mbështesin propozimin për formimin e një qeverie të re nga kjo legjislaturë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
