Kryetari Latifi shpalosi programin qeverisës në Drenoc, Fortesë dhe Opterushë

Kryetari komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska ka mbajtur tri takime elektorale me banorët e fshatërave të kësaj komune.

“Në Shtëpinë e Kulturës në Drenoc takuam banorët e fshatërave Drenoc, Senoc e Pastasel që i dhanë ngjyrë fitores sonë me mbështetjen e parezervë për konceptin tonë. Së bashku me qytetarë të tri fshatrave, diskutuam për nevojën e investimeve të shumëanshme përmes projekteve të planifikuara.

Punë që nuk ndalet e motiv që nuk shuhet gjendet te numri fitues 174.

Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar në facebook, kryetari Latifi.

Ai tubimin e radhës e mbajti në Shkollën Fillore “Liria” në Fortesë, me qyetarët e Fortesës, Sopniqit, Pataqanit të Epëm, Pataqanit të Ulët e Nushpallit, duke u bë edhe më e qartë fitorja e kryetarit Latifi që vuloset më 9 nëntor.

Mbështetja që marrim, është detyrë që ne e pranojmë me përgjegjësi të lartë. Do të jemi në shërbim të qytetarëve të komunës sonë, për të krijuar projekte që e transformojnë Rahovecin, derisa në Shkollën Fillore “Lidhja e Prizrenit” kryetari Latifi bashkëbisedoi me banorët e fshatërave Opterushë, Zoqishtë, Retijë dhe Retijë e Ulët të cilët e pritën me interesim të veçantë shpalosjen e programit qeverisës.

Premtimet tona do të bëhen projekte për zhvillimin e këtyre fshatrave dhe tërë Rahovecit, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi: Më 9 nëntor, nis puna për projektet e reja që shtrihen anekënd Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska …