Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS

Hashim Thaçi ankohet në Kushtetuese, mbrojtja e tij akuzon gjykaten speciale për shkelje të të drejtave themelore

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në Hagë, pasi Gjykata e Apelit refuzoi kërkesat e tij për veçimin e procedurës dhe shtyrjen e procesit gjyqësor. Vendimi i Apelit, i marrë më 28 tetor 2025, sipas mbrojtjes, nuk ka trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë shkeljet e pretenduara të të drejtave themelore të Thaçit. Përmes përfaqësueses ligjore, Sophie Menegon, mbrojtja ka njoftuar se do të përdorë mjetin e fundit juridik në dispozicion – ankesën në Kushtetuese. “Vendimi i Apelit është në kundërshtim me garancitë themelore të procesit të drejtë dhe nuk reflekton parimet e barazisë së palëve dhe të mbrojtjes efektive,” ka theksuar ekipi ligjor i Thaçit. Kërkesa për veçimin e procedurës kishte për qëllim ndarjen e çështjes së Thaçit nga bashkë të akuzuarit Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në mënyrë që procesi të zhvillohej më shpejt dhe më drejt, sipas mbrojtjes. Por Apeli e hodhi poshtë këtë kërkesë, duke theksuar se “nuk ekziston asnjë bazë ligjore për ndarje të procedurës”. Ky zhvillim po vlerësohet si një tjetër dëshmi e qasjes selektive dhe burokratike të Dhomave të Specializuara, të cilat shpesh janë kritikuar për standarde të dyfishta dhe për mungesë të transparencës në raport me të akuzuarit nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  “Nëse edhe Kushtetuesja e Dhomave të Specializuara e refuzon ankesën, atëherë do të kemi konfirmimin e një praktike që cenon të drejtën themelore për mbrojtje dhe proces të rregullt ligjor,” ka deklaruar një ekspert ligjor për mediat ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Presidentja Osmani e shkeli Kushtetutën me mandatimin e Konjufcës

Shkeljet kushtetuese gjatë tetë muajve të fundit janë kthyer në rutinë, vlerëson ish-kryetari i Gjykatës …