Haga i përgjigjet Kurtit: Vendimet për paraburgime i marrin gjyqtarët, jo kryetarja e Gjykatës Speciale

Zëdhënësi i gjykatës speciale në Hagë, Michael Doyle, ka konfirmuar se kryeministrit në detyrë Albin Kurti i është përgjigjur zyrtarisht kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova, lidhur me letrën e tij të dërguar në shtator të vitit 2022. Sipas Doyle, Trëndafilova i ka bërë të qartë se vendimet në lidhje me çështjet gjyqësore, përfshirë edhe ato të paraburgimit, merren ekskluzivisht nga gjyqtarët e trupave përkatëse dhe jo nga ajo si kryetare. Ajo ka theksuar pavarësinë e plotë të gjykatës dhe respektimin e standardeve më të larta të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Gjykatësit, janë të pavarur dhe punojnë në përputhje me kornizën ligjore dhe standardet ndërkombëtare. Vendimet për paraburgim janë kompetencë e trupave gjyqësore dhe jo e kryetares”, citoi Doyle për “Betimi për Drejtësi”. Ai njoftoi se gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vazhdojë të hënën nga ora 14:00 deri në 17:00, ndërsa mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi pritet të thërrasë edhe tre dëshmitarë të tjerë. Dëshmia e fundit do të jetë ajo e ish-gjeneralit amerikan Wesley Clark, e cila do të fillojë më 18 nëntor dhe do të përfundojë më 21 nëntor. Ndërkohë, trupi gjykues ka refuzuar një kërkesë të mbrojtjes që pretendonte se Prokuroria nuk i kishte dorëzuar materialet me kohë, duke konstatuar se edhe pse kishte pasur vonesa të vogla në njoftim, këto nuk kishin ndikuar në drejtësinë e procesit.

Kontrolloni gjithashtu

Jakup Nura: Studentët nuk do të bien pre e 100 eurove të Kurtit – Qeveria po e përdor ndihmën për vota

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Jakup Nura, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të …