Qytetar të Mitrovicës kanë shfaqur revoltën nga prania atje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe eskortës së tij me xhipa e truproje

Qytetar të Mitrovicës kanë shfaqur revoltën nga prania atje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe eskortës së tij me xhipa e truproje të shumta. Ata kanë thënë se nga prania e tij është tensionuar situata dhe kjo ka bërë që pronari i lokalit ku ishte i pranishëm kryeministri Kurti, ta mbyll lokalin me qëllim të parandalimit të tensionimit të mëtutjeshëm të situatës. “Asnjë palë nuk ka kërku me u liru hapësira, por e pashë që është duke dalë prej kontrolle gjendja. Unë e mora vesh prej punëtorëve, më kontaktuan që po vjen Albin Kurti. Unë erdha me njëherë me prit në mënyrë më të mirë, se është kryeministër por e pashë që po eskalon situata”, ka thënë për medie, qytetari, Gani Haziri. Ai ka shtuar më tutje se “ne nuk deshtëm me bo probleme e me nxit incident dhe vendosem me i shpërnda të gjithë. Nuk kemi nevojë për përçarje, shantazhe e gjëra që nuk iu takojnë mitrovicalive. Ne dimë me votu, me shku në qendra të votimit e nuk kemi nevojë për shantazhe. Ai(Kurti) ka dashtë me ardh në turmë, ne kemi shpreh pakënaqësi. Nuk është asgjë, por mos eja me provoku. Shkurt shqip jemi vllazni, e mos hajde me kriju përçarje. Pronari nuk deshti incident”.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …