Vlora Çitaku: Çdo votë është një vendim për të ardhmen, dhe sot, është dita që përcakton katër vitet e ardhshme

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka ftuar të gjithë qytetarët e komunave në balotazh të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Gjatë konferencës për medie, ajo theksoi se sot cdo votë është e rëndësishme. “Kandidatët tanë janë më afër qytetarëve, më të përgjegjshëm dhe më të përkushtuar për t’u shërbyer me korrektësi dhe përulësi. Çdo votë është një vendim për të ardhmen, dhe sot, është dita që përcakton katër vitet e ardhshme. Le të mbajmë këtë ditë demokratike deri në fund të saj me qetësi, korrektësi dhe respekt ndaj secilit votues” theksoi mes tjerash, sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …