Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Në orët e fundit kemi vërejtur një defilim të zyrtarëve që mbajnë funksione shtetërore

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kanë vërejtur zyrtar shtetëror duke defiluar nëpër qytete të shumta gjatë ditës së sotme. “Nga të dhënat që kemi nga shtabet tona zgjedhore, informatat tona tregojnë se mbarëvajtja e procesit zgjedhor deri më tani ka kaluar mirë, pa ndonjë eksces të theksuar. Po ashtu, ajo që kemi parë deri në këtë rreth është se ka një dalje më të vogël të qytetarëve krahasuar me raundin e parë, diku rreth 21 për qind. Të dhënat nga komunat tregojnë se ka pasur disa ankesa, të cilat lidhen me votimin e personave me aftësi të kufizuara, të cilat ne i kemi raportuar në KQZ. Ndërsa në orët e fundit kemi vërejtur një defilim të zyrtarëve që mbajnë funksione shtetërore dhe të cilët kanë kaluar në qytete të tjera, gjë që në një formë ose tjetër mund të ketë ndikim. Kërkesa jonë është e thjeshtë: kjo është një ditë feste. Për Aleancën, kjo do të jetë me të vërtetë një festë e madhe, një ndër fitoret më të mëdha politike dhe një fuqizim e rikthim i fuqishëm i Aleancës. Prandaj, mos ta prishim këtë ditë përmes defilimeve të tilla” ka porositur, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Shenoll Muharremi: Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Policisë nuk duhet fare me u sjellë kah qendrat e votimit sot

Sjellja e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndaj aktivistit të Lidhjes …