leoni

KFOR rrit mbrojtjen ajrore: Njësitë operative pajisen me sisteme anti-dron të avancuara

Njësitë operative të KFOR-it janë parë së fundmi gjatë patrullimeve të pajisura me sisteme anti-dron të nivelit taktik, të afta për përdorim deri në nivel togu, duke shënuar një hap të ri në avancimin teknologjik të misionit paqeruajtës në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga vetë KFOR përmes një prezantimi zyrtar dhe publikimit të fotografive nga terreni, ku pajisjet e reja shihen të integruara në strukturat patrulluese. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, e ka cilësuar këtë si një përshkallëzim të qartë të gatishmërisë teknologjike dhe mbrojtjes ajrore në terren. “Ky veprim e bën KFOR-in më të përgatitur për t’u përballur me kërcënimet moderne që burojnë nga përdorimi i dronëve për qëllime zbulimi, provokimi apo destabilizimi lokal,” ka vlerësuar Shala. Sipas tij, sistemi i ri ofron aftësi të menjëhershme për zbulim, identifikim dhe neutralizim të mjeteve ajrore pa pilot në rreze të afërt, duke përforcuar mbrojtjen e trupave dhe integritetin e operacioneve në zona të ndjeshme. “Ky zhvillim tregon se KFOR po përshtatet shpejt ndaj natyrës hibride të kërcënimeve në rajon, ku teknologjitë civile po kthehen në instrumente të luftës informative dhe operative,” ka shtuar Shala. Ai ka theksuar se me këtë hap pritet të forcohet bashkëveprimi ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në funksion të mbrojtjes së hapësirës ajrore taktike dhe parandalimit të incidenteve të mundshme me dronë, sidomos në zonat kufitare.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të sotme lokale. Sipas këtyre rezultateve, …